Kosovë, Sejdiu dhe Thacci takohen me përfaqësues të Pesëshes
Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi janë me përfaqësues të vendeve të Pesëshes, takim ky i realizuar pa praninë e medieve. Agjencia e lajmeve kosovare “RTK” sqaron se takimi është zhvilluar pak javë pas kërkesës së Serbisë për një Rezolutë të re për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas mendimit të GJND-së i cili vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i ka shkelur parimet dhe të drejtën ndërkombëtare.
Mendohet se një nga arsyet e këtij takimi ka qenë qarkullimi i deklaratës së ditës së djeshme se Veriu do të shpallë pavarësisë nga Kosova.
Deklarata
Autorët e kësaj deklarate kanë mbetur të paidentifikuar, madje edhe Beogradi zyrtar dhe liderët politikë serbë të Kosovës. Ata janë shprehur se ccdokush që e ka bërë këtë deklaratë nuk ia do të mirën serbëve në Kosovë. Deklarata për pavarësinë e Veriut, i kërkon të ashtuquajturit Kuvend të Bashkësisë së Komunave të Kosovës dhe të Metohisë që të miratojë siç thuhet “vullnetin e lirë të qytetarëve serbë për pavarësinë e territoreve të komunave të krahinës autonome”. Marko Jakshicc, njëri nga udhëheqësit lokal të serbëve të Mitrovicës në një intervistë për mediat është shprehur se nuk është në dijeni se kush qëndron prapa kësaj deklarate dhe as cilat janë qëllimet politike të saj.
Prishtina
Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës i kanë përcjellë me vëmendje zhvillimet në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se Qeveria e Kosovës do të reagojë konform sjelljeve të subjekteve serbe në veri, që kanë paralajmëruar hapa aventuresk, siç i ka cilësuar ai paralajmërimet për pavarësinë e veriut. “Ky është kërcënim dhe provokim dhe kanë pritur që ne do të reagojmë në mënyrë të pamatur, por ne e kemi përcjellë nga afër situatën dhe po ashtu edhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar kemi qenë të gatshëm të veprojmë nëse ndodhë një gjë e tillë”, tha ministri Rexhepi.
Pas disa njoftimeve të bëra nga veriu për mundësinë e ndërmarrjes së hapave, që do të çonin në autonomi apo pavarësi, dje në Prishtinë presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë thirrur në një takim edhe përfaqësuesit e vendeve të Quintit, por në fund nuk është dhënë ndonjë qëndrim zyrtar pas këtij takimi.
BOX
Thacci ndalon vizitat e zyrtarëve serbë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që të njoftojë përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Piter Feith, se Qeveria e Kosovës nuk do t`i lejojë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, për shkak të provokimeve politike që janë shkaktuar nga këto vizita deri tani. Në letrën e Thacit, sicc bën të ditur gazeta “Koha Ditore”, Thaçi ka njoftuar “mbikëqyrësin e pavarësisë” se Goran Bogdanoviccit nuk do t`i lejohet vizita në Kosovë, që është kërkuar për datën 19 gusht, ndërkaq do të pezullohen edhe kërkesat e tjera. “Me keqardhje ju informoj se kam vendosur të pezulloj të gjitha kërkesat e tjera të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë që planifikojnë ta vizitojnë Kosovën, për shkak të dështimit të tyre të vazhdueshëm që të veprojnë në bazë të rregullave dhe procedurave për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. Ky pezullim mbetet në fuqi deri në ndonjë vendim tjetër”, thuhet në letrën e nënshkruar nga kreu i qeverisë së Kosovës.
AAK: Në bisedimet sekrete është përfshirë edhe kryeministri
Pas paralajmërimeve se do të bëheshin publike faktet e bisedimeve sekrete mes autoriteteve kosovare dhe atyre serbe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se përfaqësuesit e qeverisë, nga këshilltarët politikë e deri tek kryeministri, kanë pasur takime të fshehta me përfaqësuesit serbë. Sipas AAK-së takimet në mes të zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë janë mbajtur në paku në tri shtete perëndimore dhe në një shtet të rajonit. Nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini ka thënë se nuk do të përmenden emrat e atyre që kanë zhvilluar bisedimet, sepse, siç ka thënë, ka premtuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, edhe pse njërin prej tyre e përmendi gjatë konferencës, kryeministrin Hashim Thaçi. “Jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim politik, me qëllim të vetëm që qytetarët e Kosovës ta dinë të vërtetën për të këqijat e njëpasnjëshme politike dhe ekonomike, të cilat udhëheqja e sotme po i bën në dëm të vendit dhe prapa shpinës së qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Gjini, në një konferencë që pati dje pasdite me gazetarët.
Greqi, viktima e pestë nga virusi i Nilit, alarm për shtim rastesh
Një tjetër person ka humbur jetën në Greqi, pasi ishte konstatuar se ishte infektuar nga virusi i Nilit. Kjo është viktima e katërt e konfirmuar nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të sëmundjeve ngjitëse dhe e pesta që ka vdekur në spitalin Infektiv në Selanik, që regjistrohet brenda dy javësh në Greqinë Veriore nga virusi në fjalë. Organet greke të shëndetit thonë se numri i të prekurve është rritur në mënyrë të ndjeshme në dy ditët e fundit duke shkuar në 60 raste, prej të cilave 26 kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen tashmë në shtëpi, ndërsa 29 kurohen në qytetet e Selanikut dhe Verias, 8 prej tyre në repartet e reanimacionit. Nga të gjithë të prekurit, vetëm një ka qenë i moshës 12 vjecc ,kurse të gjithë të tjerët, persona të grupmoshës mbi 60 vjecc. Të prekurit me virusin e Nilit kanë rrezik të shfaqin encefalit ose meningjit, por në shumicën e rasteve sëmundja mund të mos shfaqë simptoma.
Tërheqja e librit në Maqedoni, shkak edhe fotoja e profetit Muhamed
Teksti shkollor për klasat e pesta në Maqedoni është tërhequr, por edhe pas këtij veprimi kanë vazhduar debatet. Ky libër i lëndës së Shoqërisë, mes të tjerash, Kosovën ende e paraqiste si pjesë të Serbisë, ndërkohë që drejtues emisionesh televizive i ngre si personalitete të shquara të kulturës në Maqedoni.
Sot agjencia e lajmeve shqiptare në Maqedoni, INA bën të ditur se Libri për shkollat fillore u tërhoq edhe për shkak të publikimit të fotove të profetit Muhamed, ka njoftuar ministri i Arsimit, Nikolla Todorov. “Kjo ishte një nga arsyet më serioze. Jam i sigurt se gabimet e tilla nuk do të përsëriten më, për shkak se kemi formuar një ekip serioz të recenzentëve, që i është përkushtuar punës”, ka theksuar ministri Todorov.
19 Gusht 2010