E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Brendshme shpall zyrtarisht në formë elektronike listën e zgjedhësve

12-04-2011 / Gazeta 55

Ministria e Brendshme njoftoi sot se shpallur elektronikisht lista përfundimtare e zgjedhësve. Lajmin e jep Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, duke shtuar se në zbatim të nenit 57, pika 5 të Ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” ka shpallur më datë 11.04.2011 listën përfundimtare të zgjedhësve për organet e qeverisjes vendore në zgjedhjet e 8 Majit 2011. Lista përfundimtare e zgjedhësve është shpallur në formë elektronike në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Brendshme (moi.gov.al), faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (cec.org.al), dhe në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (dpgjc.moi.gov.al).

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›