E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha premton në Shijak kthimin e qytezës në qendër të madhe biznesi

12-04-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për kryetar të Bashkisë së Shijakut, Afrim Brahimaj

Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Shijakut të bashkohen për një fillim të ri për këtë qytet dhe komunat e tij, duke votuar kandidatin për Bashkine Afrim Brahimaj dhe për kandidatët për krerë të komunave. Kreu i qeverisë theksoi se Aleanca për Qytetarin shkon në garën e 8 Majit me premtime të mbajtura, me realizmin e projekteve të mëdha kombëtare si anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave, por dhe me projekte lokale ku vetëm, për Shijakun dhe komunat janë ndërtuar shkolla e janë asfaltuar 92 kilometra rrugë. Duke garantuar mbështetjen e qeverisjes qendrore për çdo projekt të Shijakut, kreu i qeverise solli në vëmendje se ekonomia shqiptare mbetet e para në europë për rritjen ekonomike, ç’ka u konfirmua edhe nga raporti me i fundit i Komisionit Europian. Kreu i qeverise tha se alternativa e koalicionit që kryeson është ajo e djersës dhe e mundit të qytetareve dhe si e tillë ajo u dedikohet vetëm atyre, ndryshe nga ajo që e cilësoi lideri demokrat si aleanca e trillimit dhe e mohimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›