E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove-Shqiperi, pacientet nga Kosova, trajtim ne QSUT

Pas nisjes se unifikimit te teksteve shkollore, Shqiperia e Kosova po tentojne te njejten rruge edhe per shendetesine e tregun farmaceutik. Ne nje takim me Ministrin e Shendetesise, Vangjel Tavo, homologu kosovar, Ferid Agani, hodhi idene e shfrytezimit te spitaleve te medha nga pacientet kosovare dhe ofrimin e poliklinikave nga shqiptaret qe kane nevoje sidomos ne zonat kufitare. Nga ana tjeter, per shkak te investimeve te pakta ne Kosove ne sistemin spitalor dhe mospasjes se nje ligji te plote, pacientet nga Kosova i drejtohen QSUT-se per nderhyrjet kirurgjikale dhe trajtimin e semundjeve tumorale. Gjate takimit me homologun kosovar, Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo, tha se sherbime do te marrin kryesisht te semuret kardiake dhe ata me tumore. “Trajtimet e pacienteve te Kosoves ne spitalet tona, sidomos ne QSUT “Nene Tereza” per disa sherbime te specializuara, siç eshte sherbimi i kardiokirurgjise, sherbimi i onkologjise dhe neurokirurgjise. Gjithashtu, trajtimi i pacienteve shqiptare, sidomos i pacienteve dhe i urgjencave per pacientet e qarkut te Kukesit, ne spitalet e Gjakoves dhe te Prizrenit", - tha Vangjel Tavo, Minister i Shendetesise. Ne kete menyre, sistemi spitalor ne Shqiperi po kthehet ne pike referimi per shqiptaret e rajonit. Megjithate, per numrin e tyre nuk ka te dhena te sakta per shkak se perfitojne falas çdo sherbim shendetesor ne spitalet shteterore ne Shqiperi. Te dy ministrite e Shendetesise do te bashkepunojne edhe per trajnimin e specialisteve te kontrollit te medikamenteve. Pritet qe ne Qendren Kombetare te Kontrollit te Barnave te vijne eksperte nga Kosova per shkembim pervoje me specialistet nga Shqiperia. Ministri kosovar, Agani, duke e cilesuar teper te çmuar ndihmen e Shqiperise ne procesin e reformimit te sistemit shendetesor ne Kosove, hodhi idene e nje ngritjes se nje grupi te perbashket pune per “dizajnimin” e politikave te perbashketa shendetesore. Keshtu, sherbimet e nivelit terciar, per te cilat ka nevoje Kosova mund te zhvillohen ne menyre koherente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›