E Diel, 1 Nëntor 2026

Dede: Si ta kaloni lehte pershtatjen e femijes ne çerdhe Luljeta Ndoka

Nje nga streset me te medha te nenave te reja, lidhet pikerisht me dergimin per here te pare te femijes ne çerdhe. Nga nje ambient familjare, femija kalon ne nje mjedis kolektiv, çka shpeshhere shkakton nje stres te madh, jo vetem tek femijet, por edhe tek prinderit e tyre. Psikologia Besjona Dede u vjen ne ndihme te gjitha nenave te reja, te cilat e dergojne femijen e tyre per here te pare ne çerdhe, nepermjet nje manuali, i cili rreket t’ua beje sa me te lehte femijeve dhe prinderve te tyre fazen e pershtatjes. Sipas psikologes Besjona Dede, procesi i pershtatjes nuk mund te ndodhe nese prinderit dhe kujdestaret e tjere nuk jane ende gati per t’u shkeputur nga femija dhe per te pranuar sigurine e institucionit ne drejtim te perkujdesjes dhe praktikave edukuese. Shqetesimi i tyre i kahershem shtrohet permes pyetjes: “A do te kete femija im te njejten perkujdesje si ne shtepi” etj. Dede thekson ne materialin e publikuar edhe ne faqen e Qendres se Edukimit dhe Zhvillimit te femijeve, se pergjegjesja ne bashkepunim me psikologun e çerdhes percaktojne momentin me te pershtatshem per fillimin e procesit te pershtatjes. Dede pohon se fillimisht, prinderit duhet te punojne individualisht me femijen e tyre, ku permes lojerave, perrallave apo bisedes, femija informohet se do te shkoje ne nje mjedis te ri me femije te se njejtes moshe dhe do te qendroje disa ore larg prinderve. “Ne diten e pare, fillimisht prinderit vijne ne çerdhe se bashku me femijen dhe vizitojne mjediset, grupin e femijes, oborrin, element terheqes te mjediseve te brendshme dhe te jashtme; prinderit prezantojne femijen me edukatoret dhe se bashku, ne orarin e aktiviteteve argetuese qendrojne per rreth 15 minuta ne grup”, - thote Dede. Sipas saj, ne diten e dyte, prindi vjen ne çerdhe se bashku me femijen qendron rreth 5 minuta ne grup dhe i thote femijes qe do te largohet per 1 ore ose deri sa femija te mbaroje lojen, nderkohe qendron ne mjediset e çerdhes dhe shkon te marre femijen saktesisht ne kohen e percaktuar. Deri ne diten e peste femija do te tentoje te provoje edhe ushqimin e drekes, por pa fjetur ne çerdhe. Ne diten e gjashte femija vjen ne çerdhe ne orarin e ngrenies se mengjesit dhe qendron deri ne dreke pa fjetur ne çerdhe. Sipas psikologes Besjona Dede, ne ditet ne vazhdim femija mund te qendroje ne çerdhe edhe ne orarin e gjumit te drekes. Pas javes se dyte te frekuentimit, ndarja nga prinderit eshte me e lehte per femijen, dhe qendrimi i tij ne çerdhe mund te perfshije gjithe kohezgjatjen e aktivitetit ditor. “Ne te vertete nuk ka nje moment te percaktuar kur mund ta quajme pershtatjen ne çerdhe te perfunduar. Megjithate, duket se kjo eshte realizuar kur femija kerkon te shkoje ne çerdhe, nuk paraqet sjellje rezistente, flet me deshire per aktivitetet ne çerdhe, nuk shfaq sjellje te pazakonta varesie. Prinderit kane arritur te kontrollojne nivelin e ankthit dhe shfaqjes se tij ne momentet e ndarjes nga femija”, - shprehet psikologia Dede.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›