Jepet provimi i vjeshtes per Matematiken, shanse per part-time Luljeta Ndoka
Te 1700 maturantet qe iu nenshtruan dje provimit te Matematikes, per sesionin e vjeshtes, do te kene mundesi qe te aplikojne per studime me kohe te pjesshme. Kjo, nese ata arrijne te shpallen kalues ne kete provim dhe natyrisht nese plotesojne kriteret e vendosura nga fakultetet ku ata duan te shkojne. Drejtori i Agjencise Kombetare te Provimeve, Alfons Harizaj, tha se ligjerisht, ata nuk pengohen qe te aplikojne per studimet part-time, mjafton qe te plotesojne kriteret e kerkuara ne programin e studimit ku duan qe te nisin arsimin e larte. Keshtu, gjate paradites se djeshme, rreth 1700 maturante iu nenshtruan provimit te detyrueshem te Matematikes, i cili ishte po aq strikt sa edhe provimi ne sesionin e pare, ne qershor. Ky eshte shansi i dyte per ta, pas vleresimit negativ ne provimin e pare. Sipas Ministrise se Arsimit dhe Shkences, teza bazohet ne te njejtin program orientues qe eshte publikuar ne faqen zyrtare te Agjencise Kombetare te Provimeve. Javen e kaluar maturantet mbetes iu nenshtruan provimit te Gjuhes dhe Letersise, ndersa javen e ardhshme do te jepet dhe provimi i lendeve me zgjedhje. Sikurse behet me dije, tezat qe hartohen per provimet e vjeshtes, u permbahen te njejtave linja dhe te njejtit program orientues, te bere publik qe ne sezonin e pare te provimeve te Matures Shteterore. Nga ana tjeter, edhe niveli i veshtiresise se tezes do te jete i njejte me te parin. Sipas udhezimit te ministrit te Arsimit, jane nje sere dokumentesh qe duhet te dorezojne kandidatet, per te bere aplikimin. Por, kushti kryesor eshte qe maturanti t’i kete marre te gjitha provimet e Matures Shteterore. Kesisoj, per kete kategori vertet kerkohet deftesa e pjekurise, por nuk thuhet qe kerkohet edhe deshmi e dhenies se provimeve me zgjedhje. Ne kete menyre, edhe sivjet zgjerohet gama e aplikanteve per studimet part-time. Udhezimi percakton se duhen 5 lloje dokumentesh per te aplikuar per t’u bere pjese e studimeve me kohe te pjesshme, ose siç njihet ne gjuhen e perditshme, part-time. Kandidati duhet te paraqese nje fotokopje te noterizuar te diplomes se Matures Shteterore dhe certifikates se notave, ose te ndonje deftese apo diplome tjeter studimi, te fituar jashte vendit, te barasvlershme me te ne Shqiperi. Dokumenti i dyte qe kerkohet eshte karte identiteti ose pasaporte dhe fotokopje te tyre. Gjithashtu kerkohen edhe dy fotografi dhe mandat-arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1550 lekesh, paguar ne posten shqiptare. I fundit dokument ka te beje me nje vertetim qe deshmon se kandidati nuk ndjek program tjeter studimi me kohe te plote ose te pjesshme ne ndonje universitet publik.
Dokumentet per part-time:
Fotokopje te noterizuar te diplomes se Matures Shteterore dhe certifikates se notave, ose te ndonje deftese apo diplome tjeter studimi, te fituar jashte vendit, te barasvlershme me te ne Shqiperi. Kandidatet qe e kane perfunduar shkollen e mesme para vitit 2011, te dorezojne nje fotokopje te noterizuar te defteses se pjekurise se shkolles se mesme.
Dokumente identifikimi (karte identiteti ose pasaporte) dhe fotokopje te tyre.
Dy fotografi
Mandat-arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1550 lekesh, paguar ne posten shqiptare
Vertetim qe deshmon se kandidati nuk ndjek program tjeter studimi me kohe te plote ose te pjesshme ne ndonje universitet publik