E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Sylejman Selimi komandant i FSK

Komandanti aktual i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjeneral lejtnant Sylejman Selimi, është përzgjedhur për drejtimin e Forcës së Sigurisë, e cila është në themelim e sipër. Emërimi i tij formal u bë të shtunën nga ana e presidentit Fatmir Sejdiu, një ditë pas propozimit të bërë nga kryeministri Hashim Thaci. Gjenerali 38 vjecar, njëri nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë kandidati i vetëm i propozuar për komandantin e Forcës së Sigurisë. Zgjedhja e tij në këtë post është zvarritur për disa javë për shkak të, sic thuhej, "nevojës për konsultime shtesë ndërmjet krerëve të institucioneve të Kosovës". Dy ditë më parë, zyrtarë të NATO-s në Bruksel kritikuan udhëheqësit kosovarë për zvarritjet për formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe emërimin e komandantit të saj. Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Xhanpaolo di Paola, tha se kundrejt përgatitjeve që ka bërë NATO për fillimin e rektrutimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë, procesi po vonohet për shkak të mosemërimit të komandantit të kësaj force nga ana e institucioneve të Kosovës. Lidhur me vonesat për përzgjedhjen e kreut të FSK-së janë bërë kritika edhe nga ana e opozitës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›