E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Thaci: Do vendosim ligjshmërinë në veri

PRISHTINë- "Strategjia për vënien e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe është në përputhje me dokumentin e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Kosovës". Kështu deklaroi kryeministri Thaçi në takimin e sotëm të qeverisë në të cilën u diskutua rreth kësaj strategjie e cila do të jetë dokument i përbashkët i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. “Janë prezentuar disa ide, nga dokumenti i përbashkët i institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Kemi rifuqizim të mbështetjes dhe përkushtimeve ndërkombëtare në përpjekjet tona për vënien e ligjshmërisë në tërë Kosovën, pra edhe në veri, gjithçka në përputhshmëri me dokumentin e Ahtisarit dhe me Kushtetutën e Kosovës, dhe respektimin e integritetit të Kosovës”, deklaroi Thaçi. Kryeministri Thaçi ka lavdëruar punën e ministrave duke kërkuar njëherësh angazhime shtesë në përballimin e sfidave të cilat janë përpara Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane: Ndryshe kryeministri vlerësoi njohjen e bërë nga Mauritania dhe raportin e Freedom House për Kosovën, si dhe veprimin e djeshëm të Policisë së Kosovës për dëbimin e Goran Bogdanoviq nga Kosova.(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›