E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishen kabllot e sistemit TIMS në doganën e Qafë-Thanës

POGRADEC- Një mjet i tonazhit të rëndë prish kabllot e sistemit TIMS në Qafë – Thanë. Mjeti me targa të Kosoves 529 KS 233 ka goditur aksidentalisht, portën 3 në doganën e Qafë –Thanës në Pogradec, duke prishur disa kabllo të sistemit TIMS. Konkretisht janë kabllo që bëjnë verifikimin e hyrjes dhe daljes së udhëtarëve, duke bërë kështu që verifikimi i të dhënave të këtyre të fundit, të bëhet nëpërmjet dokumentave të identifikimit dhe duke kërkuar një kohë relativisht më të gjatë, se ajo që bëhej me sistemin TIMS. Ndërkohë burime nga kjo doganë bëjnë me dije se ka filluar menjëherë puna për rikuperimin e këtyre kabllove, por kësaj here ndryshe nga ajo e para, instalimi i tyre do bëhet në kabinat e operatorëve, duke shmangur në këtë mënyrë situata të tilla.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›