E Diel, 1 Nëntor 2026

Brad and Angelina 1 milion dollarë për tragjedinë në Haiti

LOS ANXHELOS- Brad Pitt dhe Angelina Jolie nëpërmjet fondacionit të tyre kanë kontribuar me 1 milion dollarë për operacine mjekësore ndaj banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrues në Haiti. "është e tmerrshme të shohësh një katastrofë të tillë që ka goditur një popull që vuan nga varfëria ekstreme dhe dhuna për disa dekada," u shpreh Jolie. Ndërsa Brad Pitt shprehet: “Ne e kuptojmë që gjëja e parë e rëndësishme për këta njerëz në gjendje kritike është tu përgjigjemi nevojave të menjëhershme që ata kanë, janë larg shtëpive të tyre, vuajnë nga trauma që kërkojnë kujdes urgjent." Fondacioni Jolie-Pitt e ka depozituar ndihmën tek “Mjekët pa kufij”, 3 spitalet e të cilëve në Port-au-Prince u dëmtuan rëndë, duke detyruar stafin të punojë jashtë spitaleve.(m.a/people/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›