E Diel, 1 Nëntor 2026

Niset kontigjenti i gjashtë paqeruajtës në Afganistan

Një tjetër kontigjent paqëruajtës shqiptar është nisur për në Afganistan. Kontigjenti i gjashtë paqeruajtës përbëhet nga 112 ushtarakë të trajnuar për temat e paqëruajtjes, të sigurisë dhe të luftës kundër terorizmit. Në ceremoninë e përcjelljes morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Arben Imami , Admirali Kristaq Gervenji, Atasheu Ushtarak Italian Kolonel Diego Regali , si dhe familjarë. Sipas Imamit ky kontigjent do të jetë pjesë e traditës dhe kontributit që jep Shqipëria për paqen në botë.
Kontigjenti paqeruajtës shqiptar me mision në Heart të Afganistanit do të veprojë së bashku me trupat italiane në kuadër të misionit ISAF të NATO-s. Ai është pjesë e batalionit të dytë të këmbësorisë Zall Her i cili vepron në përbërje të Brigadës së Reagimit të Shpejtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›