E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat e huaja pasqyrojnë përmbytjet në veri të Shqipërisë

SHKODER- Mediat e huaja vijojnë të pasqyrojnë me interes përmbytjet në veri të Shqipërisë. Agjensia e lajmeve Reuters fokusohej në faktin se mbi 5000 persona janë evakuuar deri më tani nga rajoni i përmbytur i Shkodrës në veri perëndim të vendit. Rreth 3000 shtëpi dhe 10.400 ha tokë ndodhen në ujë deri më tani. Situata është më e rëndë për familjet e varfra të cilat edhe pa përmbytjet kishin patur një jetë mjaft të vështirë dhe skamje. Shumë vende europiane ndërkaq kanë dërguar ushqime dhe pajisje të tjera për popullatën e goditur nga përmbytjet. Kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara mediave se qeveria e tij do të konpensojë plotësisht dëmet e shkaktuara. (l.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›