Kosove, Thaci: Kuvendi e ka fajin përvotën e Pacollit
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e konsideroi dje çështje teknike, me të cilët duhet të merret Kuvendi, fakti që Presidenti i sapozgjedhur Behxhet Pacolli votoi, në kundërshtim me Kushtetutën, qeverinë e tij. Në një intervistë dhënë "Zërit të Amerikës" ai komentoi të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë, duke filluar që nga debati për presionet mbi deputetët për zgjedhjen e Pacollit e deri te e kaluara pro lindjes e presidentit të ri. "Nuk dëshiroj të merrem me çështjet teknike apo procedurale të Kuvendit, u takon vet autoriteteve të Kuvendit që të deklarohen dhe të japin shpjegimet e nevojshme dhe të domosdoshme, por dua të theksoj se institucionet kanë pasur dhe kanë një legjitimitet të plotë qytetar dhe aspektin e drejtë legal", - u shpreh ai në këtë intervistë. Sa i takon presionit që u është bërë deputetëve për të votuar, kryeministri u shpreh se "gjithçka që ka legjitimitet qytetar dhe legalitet është e pranueshme edhe për qytetarin e Kosovës edhe për institucionet e Kosovës edhe për miqtë tanë në Washington dhe Bruksel". Sa u takon deklaratave të së kaluarës si të Pacollit dhe të tij, Thaçi thekson se Kosova duhet të shikojë nga e ardhmja dhe jo të merret me të kaluarën. "Ne duhet të gjithë të shikojmë kah e ardhmja, nga Kosova europiane, nga Kosova euroatlantike, nga vizioni ynë që po e implementojmë çdo ditë", - u shpreh ai në këtë intervistë.
(s.g/Balkanweb)
(s.g/Balkanweb)