Kosove, Thaci: S'do ketëqeveri teknike
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për BBC-në, ka hedhur poshtë mundësinë e formimit të ndonjë qeverie teknike, ose përsëritjen e zgjedhjeve në vjeshtë, sikur ka kërkuar lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Duke iu përgjigjur Mustafës, i cili ka deklaruar se nuk është i gatshëm t’ia shtrijë dorën e fitores për këto zgjedhje, Thaçi ka thënë se “ajo është një dorë e së kaluarës” dhe se ai i shtrëngon duart me njerëzit e së ardhmes për vendin. Për më tepër, lideri i PDK-së e ka akuzuar rivalin kryesor politik se ka ardhur në krye të partisë, përmes një “revolucioni jogurt”. Thaçi ka lënë të kuptohet se në zgjedhjet e ardhshme synon të fitojë zgjedhjet edhe në kryeqytet, një prej bastioneve të pamposhtura, deri më tani, të LDK-së. “Fillimisht zgjedhjet do të mbahen në Prishtinë në vitin 2013. Tani jemi duke e ndërtuar një platformë që t’a kthej identitetin dhe dinjitetin e Prishtinës. Jam duke punuar për ndërtimin e Kosovës europiane dhe nuk do të harroj për të ndërtuar Prishtinën, gjithashtu europiane. Që ta nxjerr nga ky kolaps, nga kjo ngulfatje, nga ky kaos urbanistik, nga kjo keqqeverisje dhe nga papastërtia numër një në Europë. Nga ky vision i munguar evuropian për Prishtinën”, është shprehur Thaçi në intervistë e tij.
(s.g/balkanWeb)