E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Unioni i Gazetarëve shpreh ngushëllime, për vdekjen e gazetarit Sokol Blakaj

Prishtinë, 24 janar, NOA - Unioni  i Gazetarëve të Kosovës (UGK), ka shprehur
sot ngushëllimet për vdekjen e gazetarit Sokol Blakaj.

UGK me dhembje ka pranuar lajmin për vdekjen
e kolegut Sokol Blakaj, gazetar dhe redaktor në ueb faqen e RTK-së, dhe njërit
nga kontribuuesit e ndërtimit të RTP-së.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), i shpreh
ngushëllime familjes Blakaj për humbjen e të dashurit të tyre.

UGK po ashtu u shpreh ngushëllime gjithë
stafit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), 
për humbjen e një njeriu të profesionist siç ka qenë Sokol Blakaj
thuhej në mesazhin e ngushëllimit të Unionit të Gazetarëve të Kosovës.

k.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›