E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis këtë javë dialogu me BE për heqjen e vizave

Prishtinë, 25 janar, NOA Gjatë kësaj jave do
të nisë të zbatohet në mënyrë konkrete rekomandimi i Parlamentit Evropian që dialogu
për liberalizimin e vizave të nisë edhe me Kosovën. Një delegacion ekspertësh
të Komisionit Evropian do të takohen të mërkurën për tri ditë radhazi në
Prishtinë, me zyrtarë qeveritarë, me të cilët do ti diskutojnë kriteret për
liberalizim vizash. Lajmi është bërë me dijeni nga ministria e
Brendshme, duke pohuar se ky hap shënon edhe fillimin në kohë të dialogut për
vizat.

Edhe pse takimi nuk quhet ende dialog për
liberalizim vizash, të gjitha kriteret janë aty. Ne presim që Komisioni
Evropian këtë takim e ka ruajtur me qëllim dhe besoj se do të vijë me risi.
Agjenda është listuar pikërisht ashtu edhe siç është udhërrëfyesi, tha zëdhënësi
i saj, Rexhepi.

Deri tani, Komisioni Evropian nuk ia ka dhënë
udhërrëfyesin për liberalizim vizash Kosovës, ndërsa pengesë kryesore
fillimisht ka qenë statusi i pazgjidhur, e pastaj mosnjohja e Kosovës nga ana e
pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Pikërisht, në takimin e kësaj jave, ekspertët
do të njihen me punën që ka bërë Kosova në përmbushjen e këtyre kritereve.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›