Moti i keq, shpërthen në ajër avioni me 90 pasagjerë pak para nisjes nga Libani

Bejrut, 25 janar, NOA - Një avion etiopian
është rrëzuar në Detin Mesdhe pak minuta pas nisjes për në kryeqytetin libanez,
Bejrut.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dijeni se fjala
është për një aeroplan Boeing 737-800 të kompanisë ajrore "Ethiopian
Airlines" të Etiopisë , i cili numëronte 90 udhëtarë dhe anëtarë të
ekuipazhit.
Mësohet se ai është përplasur në Detin e
Mesdheut, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në Bejrut.
Forcat e shpëtimit kanë arritur ndërkaq në
vendin, ku ra avioni para bregdetit libanez dhe mediat njoftojnë se kanë
shpëtuar vetëm shtatë persona.
Ndërkaq, një zëdhënës i autoriteteve ajrore
vendase deklaroi se ka gjasa që avioni i cili duhej të fluturonte për në Adisë-Abebë të
Etiopisë, mund të jetë goditur nga rrufeja dhe si aryse kryesore të këtij
incidenti ata mbajnë motin shumë të keq në Bejrut.
Pjesa më e madhe e pasagjerëve në avionin, që
po udhëtonte për në Addis Abbeba, janë libanezë dhe etiopianë, ndërsa njëra nga
udhëtarët ishte edhe bashkëshortja e ambasadorit francez në Liban.
n.e/NOA