Kina, SHBA-ve: Prapa web qëndron nxitja e revoltës në Irak

Pekin, 24 Janar NOA - Vazhdon ende lufta
midis Pekinit dhe Uashingtonit. Gazeta e partisë komuniste kineze People
Daily, sulmoi sot përsëri SHBA për çështjen e internetit, duke e akuzuar atë
se ka ngritur një brigadë hakerash" si dhe shfrytëzon ndërtimin e
rrjeteve sociale si Twitter dhe Youtube për të nxitur revoltën në Iran.
Pas asaj që amerikanët e quajnë liria e fjalës është një skemë e mbrapshtë politike.
Si mundet ndryshe të vazhdojnë protestat pas
zgjedhjeve iraniane?, citon gazeta.Ata e bëjnë këtë përmes YouTube Video dhe microblog të Twitter për të sjellë
përçarje, mosmarrëveshje midis grupeve konservatore dhe reformatore të vendit.Javën e kaluar, Google është ankuar se ka qenë objekt i sulmeve nga hakerët të
cilët kishin në shënjestër disidentë kinezë që përdornin platformat e-mail.Gjiganti ueb Google kërcoi për të lënë vendin, pak ditë pasi Sekretari i
Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje Pekinit mbi pasojat e mundshme të luftës
diplomatike në marrëdhëniet e internetit midis dy vendeve.
a.k/NOA