Gjakmarrja ne Lezhe 20 me shume viktima per token
Ndonëse Lezha është cilësuar si zona më e qetë në Veri të Shqipërisë për sa i përket konflikteve dhe vrasjeve, vitet e fundit po e humbet këtë cilësi. Kryetari i Misionit të Pajtimit të Gjaqeve për Lezhën, Pjetër Gjoka pohon një fakt të tillë duke vënë theksin se ka një shtim të numrit të vrasjeve ku kryesojnë me 20 % vrasjet pronën e që më pas futen në kontigjentin e familjeve në gjak.
“Numrin më të madh të vrasjeve në rrethin e Lezhës e kemi për arsye pronësie. Pronësia, veçanërisht në Lezhë, është një problem shumë i madh, shumë kompleks, shumë i ngatërruar. Njerëzit konfrontohen dhe puna jonë në këtë fushë është shumë e vështirë pasi problemi është shumë kompleks”- thotë Gjoka.
Në pozitat e misionariot të paqes Gjoka u ka bërë apel familjeve, por edhe institucioneve përgjegjëse për të punuar për parandalimin e vrasjeve dhe faljen e gjaqeve.
“Apeli im është në rradhë të parë për komunitetin lezhian sepse mjedisi nuk po e luan rolin e tij. Edhe familja duhet të jetë më e sensibilizuar se gjen handikap që në shfaqjen e parë. Edhe mjedisi, shkolla, ku ndodh një konflikt i vogël duhet vlerësuar”- thotë Gjoka.
Sipas Gjokës gjatë këtij viti janë pajtuar 2 raste të plagosjeve të rënda, ndërsa janë në proces dhe pritet të pajtohen 2 familje në hasmëri për gjakmarrje.
Lindita Kokaj