E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet miratimi i ligjit për minierat

Shtyhet miratimi i projektligjit për sektorin minerar nga komisioni i veprimtarisë prodhuese, mjedisit dhe tregtisë. Nenet e projektligjit u diskutuan pikë për pikë dhe gjthashtu komisioni dëgjoi komentet e një specialisti të sektorit minerar. Përparim Alikaj u shpreh se ky projektligj ka disa pika të cilat duhen rishikuar. Sipas tij sipërfaqja e zbulimit si dhe koha në dispozicion për këtë gjë nuk është e mjaftueshme dhe përshtatshme për një kompani që ka si synim që të investojë.

Projektligji pritet që të miratohet në mbledhjen e ardhshme të komisionit. Ky projektligj ka më shumë se dy javë që diskutohet në komisionin e veprimtarisë prodhuese pikërisht për faktin se ai është shumë i rëndësishëm për sektorin minerar në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›