E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Protesta për të larguar ata që ju varfëruan

PëRMET- Protestat e opozitës janë ndalur sot në Këlcyrë të Përmetit, ku banorët e kësaj zone kanë ngritur shqetësime për varfërinë, jetesën shumë të shtrenjtë, papunësinë, si edhe për largimet masive nga puna për shkak të politizimit të administratës lokale dhe qendrore. Në mbështetje të protestës së tyre ka qënë deputetja e kësaj zone Arta Dade.

Në fjalën e saj deputetja socialiste u shpreh se në këtë zonë të varfër si demokratë dhe socialistë vuajnë njësoj, prandaj ka vazhduar ajo ne do të protestojmë në çdo qytet, në çdo bashki, në çdo rrugë dhe nuk do tërhiqemi nga beteja jonë për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Shqiptarët në 28 qershor nuk e votuan Sali Berishën, prandaj Sali Berisha i vodhi votat sepse e di shumë mirë që populli nuk e voton. Protestat tona, në çdo qytet, në çdo bashki, në çdo rrugë padyshim që i shkurtojnë ditët politike Sali Berishës. Jam e bindur që dhe këtu, demokratë dhe socialistë vuajnë po njësoj, vuajnë rritjen e çmimeve, vuajnë papunësinë, vuajnë pasigurinë për jetën. A nuk dëgjojmë çdo ditë një vrasje, një humbje jete? A nuk është çdo element i jetës sonë i kërcënuar me pushtetin e Sali Berishës? A nuk është pasuruar familja e vet në kurriz të taksapaguesve të Shqipërisë? Frika tregon që Sali Berisha i ka ditët të numëruara, koha punon për ne sepse është në të drejtën tonë të kërkojmë transparencë. Ai që nuk ka vjedhur tregon xhepat dhe jep prova që nuk ka vjedhur.” – theksoi Dade.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›