Tirana në ekspozitën ’’Premtimet e së shkuarës’’ në Paris
PARIS- Parisi, një nga djepet e kulturës ndërkombëtare , është bërë stacioni i artit bashkëkohor ku Tirana ka qënë në qendër të vëmendjes me një hapësirë prestigjioze. Në kryeqendrën e artit në Pompidu, ngjyrat e Tiranës kanë mbuluar një ekspozitë me titull ’’Premtimet e së shkuarës’’. I pranishëm në celjen e kësaj ekspozite ka qenë dhe kreu i Bashkisë, Edi Rama.
“është një privilegj i madh që projekti ynë i transformimit, zanafilla e tij, gjithcka ne bëmë duke e kthyer Tiranën dhe Shqipërinë në një lajm të mirë për botën, sot të jetë në sytë e një publiku që është stërvitur duke parë përdite mrekullira të krijuara nga fantazia dhe dora e njeriut” theksoi Rama.
Transformimi i Tiranës ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve të huaj të cilët kanë vlerësuar idenë e kreut të Bashkisë për ti dhënë ngjyra qytetit. Në këtë ekspozitë merrte pjesë edhe artisti shqiptar Anri Sala me filmin që përshkuan peisazhin e Tiranës nën efektin transformues të ngjyrave. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në muajin qershor.
(e.n/News24/BalkanWeb)