E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 300 kg drogë, largohen dy transportuesit

Foto Ilustruese

GJIROKASTER- Dy persona,  jane vene ne kerkim nga policia, te cilet ishin duke transportuar nje sasi prej 300 kg marijuane, por jane larguar kur kane kuptuar se ishin duke u ndjekur.

Sipas policise se Gjirokastrës eshte sekuestruar sasia e droges, e fshehur ne  makinën tip Fuoristradë, me targe  STA 04 314 me te cilen po leviznin transportuesit.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet në rrugë operative rezultoi se drejtuesi i automjetit është një 29 vjeçar nga Fieri ndërsa pasagjeri një 27 vjeçar nga fshati Lazarat , të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po punohet për dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarje si dhe për kapjen e dy shtetasve që shpërthyen postobllokun e policisë dhe mundën të largohen.

Operacioni i koduar “Ndjekja” është zhvilluar ne oret e nates pas te dhenave te   marra në rrugë operative.                                                Piro Nase

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›