PD: Bisedimet me Serbinë, për çështje praktike
Këto bisedime, sipas kësaj partie, duhet të shtrihen në. Megjithatë, kjo parti shprehet pesimiste, se këto bisedime do të mund të orientohen vetëm në një drejtim të tillë, duke parë që Serbia nuk lëshon pe mbi sovranitetin e Kosovës.
Partia e Drejtësisë, deklaron se Serbia do të tentojë që në hijen e kërkesave për ndarjen e Kosovës, si zgjidhje të problemit të sigurojë kufizimin substancial të sovranitetit të vendit nëpërmjet statusit të veçantë territorial dhe politik për pakicën Serbe në veri.
“Si masë parandaluese për këto zhvillime të papranueshme PD kërkon nga Kuvendi i Kosovës që si parim themelor për zhvillimin e këtyre bisedimeve të përcaktojë reciprocitetin e plotë me rastin e rregullimit të të drejtave individuale dhe kolektive të komunitetit serb në Republikën e Kosovës dhe komunitetit shqiptar që jeton në Republikën e Serbisë, në pajtim të plotë më konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe për mbrojtjen e minoriteteve. Pa sigurimin e këtij parimi Kosova rrezikon tkurrjen e mëtutjeshme të sovranitetit të saj edhe ashtu dukshëm të kufizuar”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.