E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi, ura e Devollit totalisht e amortizuar

KORCË- Ura e Devollit vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për banorët e zonës por gjendja e saj është totalisht e amortizuar. Ura që lidh qytetin e Bilishtit me më tepër se 8 fshatra edhe pse është në gjendje të mjerueshme vazhdon të kryejë të njëjtin funksion pa ndërhyrjen më të vogël.
Struktura e urës është dëmtuar në pjesën më të madhe të saj ndërsa kolonat e betonit janë shtrëmbëruar duke bërë që rreziku për rënien e saj të jetë evident.
Gjithsesi frika e shembjes nuk i pengon banorët e zonës përreth apo mjetet e tonazhit të lartë për të kaluar nga njëra anë në tjetrën.
Shkak i gjendjes aktuale të urës së Devollit janë mungesa e riparimeve të dëmtimeve të saj por edhe gërryerjet nga lumi.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›