Kosovë, arrestohet 48-vjeçari serb për krime lufte
Forcat policore të Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi serb i akuzuar për krime lufte gjatë vitit 1999 në Kosovë. I arrestuari, me urdhër të prokurorit ndërkombëtar të Pejës, është Momçilo Jovanoviç, 48 vjeç. Burimet zyrtare deklarojnë se i akuzuari dyshohet se ka pasur lidhje me rastet e krimeve të luftës në rajonin e Pejës. Po të njëjtat burime sqarojnë se i dyshuari është njohur nga një familjar i viktimave si dhe nga një dëshmitar i ngjarjes. Zyra për Informim Publik pranë SHPK-së, komanda kryesore e Policisë Prishtinë, deklaron se fillimisht Jovanoviç është shoqëruar në stacionin policor të Pejës, ndërsa më tej, me urdhër të prokurorit ndërkombëtar, është arrestuar.
13 Mars 2008