E Diel, 1 Nëntor 2026

Krizë buke në Shqipëri pas prishjes me rusët, vjen gruri nga Kina

Gazeta raporton për protestat pro Enverit pas ndarjes me Rusinë. Krizë ekonomike në vend. Nis ndarja e tollonave. Gati ndihma kineze
Paul Underwood

BEOGRAD – Komunistët shqiptarë vazhduan edhe sot denoncimet e tyre të dhunshme ndaj kryetarit të Partisë Komuniste Sovjetike, Nikita Hrushov, gjatë protestave të tyre të bëra në mbështetje të pushtetit të gjeneral Enver Hoxhës, kryetar i Partisë Komuniste.
Burime jugosllave thonë se Beogradi nuk ka konfirmuar informacionet në Europën Perëndimore për trazira brenda vendit të ashpër malor. Gjithashtu, zyrat diplomatike raportojnë se nuk ka të dhëna të ndonjë rritjeje të zemërimit në Tiranë, kryeqytet i vendit. Megjithatë, vëzhguesit komentuan se njëfarë tensioni do të jetë i pashmangshëm në drejtimin e pushtetit në këto momente, ku u bë thirrje për mbështetje popullore. Në mënyrë të qartë, një gjë e tillë duke u rritur në mënyrë energjike. Radio Tirana raportoi sot një varg të gjatë protestash dhe rezolutash pro Enver Hoxhës dhe kundër Hrushovit, të bëra nga grupe të bashkimeve tregtare dhe organizatave qytetare në zona të ndryshme të vendit.
Duket mbështetja popullore
Ka të dhëna se pushteti është duke marrë një mbështetje të vërtetë popullore përsa i përket konfliktit të tij për doktrinat komuniste me Kremlinin. Burime diplomatike thonë se informacionet nga Tirana kishin theksuar shenjat e një vetëdije popullore në protestat e fundit. I tillë reaksion pritej të ishte i natyrshëm për shqiptarët, një popull ky tradicionalisht krenar, luftëdashës, dyshues dhe armiqësor nga të huajt. Vëzhguesit këtu ishin plot dyshime, pavarësisht shqetësimeve të shpallura të Tiranës zyrtare, se zoti Hrushov do të përpiqet të rrëzojë forcërisht pushtetin e Enver Hoxhës. Një përpjekje e dështuar do të jetë humbje e prestigjit të Moskës.
Në anën tjetër, një lëvizje e tillë do të jetë e panevojshme nëse Bashkimi Sovjetik dhe Kina komuniste arrijnë në një lloj marrëveshje për konfliktin më të madh të tyre, siç Beogradi beson se ata do ta bëjnë një gjë të tillë. Presioni i koordinuar i të dyjave do të jetë i mjaftueshëm të ndryshojë gjendjen në Tiranë pa treguar forcë ose përmbysje të pushtetit.
Rikthehen ushqimet me racion
Megjithatë, burimet e Beogradit priren të besojnë informacionet se masat e racionimit të ushqimeve duhet të jenë vendosur në Shqipëri. Megjithëse pushteti është duke e përdorur krizën si një justifikim për testimet jopopullore, ata besojnë gjithashtu se ishte e nevojshme në çdo mënyrë për shkak të vështirësive ekonomike të vendit. Tregtia dhe ndihma ekonomike që më parë vinin në Shqipëri nga Bashkimi Sovjetik dhe Europa Lindore, janë ndërprerë qëkur nisi konflikti. Kina komuniste ka qenë e detyruar të ndërrojë destinacionin e drithërave që i nevojiteshin për popullsinë e saj që të furnizojë shqiptarët, dhe burimet kanë informuar se ndodhet një sasi tepër e pakët bulmetrash dhe vaji në tregun e Tiranës. Gjithashtu, vendet e bllokut sovjetik kanë njoftuan se do të tërheqin të gjithë personelin e tyre të ndihmës teknike nga Shqipëria, duke ndërprerë punën në një numër projektesh industriale dhe minerale që ndodhen në ndërtim e sipër në të gjithë vendin.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 11 nëntor 1961
Titulli i gazetës është redaksional. Titulli origjinal është: “Tirana continues to score Moscow”
Përgatiti: Albert Gjoka

Në numrin e së premtes do të lexoni:

Enver Hoxha: “Pse dështuan qëllimet e Nikita Hrushovit ndaj Shqipërisë”

Vazhdojnë akuzat mes udhëheqësve të bllokut komunist, Enver Hoxhës dhe kryetarit të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik

Të paktën 34 parti mbështetën Shqipërinë pas deklaratave të Hoxhës në mbledhjen e 81 partive të mbajtur në Moskë

Shkelja e kontratave nga specialistët rusë dhe tërheqja e të gjithë studentëve shqiptarë që studionin në Rusi

Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës

13 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›