E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektorati: “I kemi lënë detyra firmës për përmirësim kushtesh”

TIRANË – “Janë bërë shtatë inspektime në mjediset e fabrikës për kushtet e punës dhe u janë lënë detyra drejtuesve të saj”. Kështu është shprehur drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Thoma Miço, i cili ka kërkuar nga organet e specializuara që të gjejnë shkaqet që çuan në aksidentimin e 6 personave. Kjo deklaratë është bërë teksa Miço po vizitonte të lënduarit që ndodhen për kurim në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai tha se brenda 7 viteve të aktivitetit të saj, Fabrika e Çimentos është inspektuar 7 herë dhe kompanisë i janë lënë detyra për të përmirësuar kushtet e punës. Drejtori Miço është shprehur se kjo ministri i ka dorëzuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme një kërkesë zyrtare për pjesëmarrjen e inspektorëve të punës në grupet hetimore të ngritura pas aksidenteve në punë.

Plagoset muratori, ra nga skela

BERAT - Një 55-vjeçar, punëtor ndërtimi nga qyteti i Beratit, ka rënë gjatë pasdites së djeshme nga skela ku punonte. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se shtetasi Xhemil Muçolli është aksidentuar rëndë gjatë punës, dukë rënë nga një lartësi. Ndërsa burimet në Spitalin rajonal të Beratit bëjnë të ditur se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Babai i tre fëmijëve ka mbërritur në repartin e urgjencës rreth orës 16:00 me plagë në trup, shkaktuar nga shembja. Ai mësohet se është gjetur në oborrin e një banese private ku punonte për suvatimin e një muri rrethues. Sipas dëshmive, 55-vjeçari ka rënë papritur nga skela duke pësuar fraktura në trup. Ai ka marrë ndihmën e parë dhe aktualisht ndodhet nën mjekimin intensiv të mjekëve, të cilët deklarojnë se gjendja e tij nuk është serioze për jetën. Kryefamiljari mësohet se me të ardhurat e merrte me punën si murator mbante ekonomikisht familjen prej pesë anëtarësh, që banon në qytetin e Beratit.

13 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›