Minatorët u rikthehen protestave: “U plotësuan 50% të premtimeve”
BULQIZË - Hidhen sërish në protestë minatorët e Bulqizës. Gjatë një greve njëorëshe të zhvilluar dje në mjediset e punës, minatorët kanë parashtruar kërkesat e tyre, të cilat janë të njëjta me ato të parashtruara disa muaj më parë. Ndër to janë parashtruar kushte më të mira në pune dhe rritje page në masën 50%. Sipas minatorëve, firma që menaxhon minierën nuk ka plotësuar as 5% të premtimeve të bëra për minatorët, për të cilat është rënë dakord mes drejtuesve të firmës dhe sindikatës së punonjësve. Ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, atëherë që prej datës 20 mars do të zhvillojnë një grevë të përgjithshme. Vetëm në më pak se 12 muaj të paktën 8 minatorë kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
13 Mars 2008