E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, arrestohet një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë

Sot në Prishtinë është arrestuar një ish Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili aktualisht punon si këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë. Arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policët e Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Anti Korrupsion.

Mediat kosovare zbardhin emrin dhe shprehen se bëhet fjalë për Ilir Tolaj ish-sekretar permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa aktualisht këshilltar politik i ministrit Bujar Bukoshi u arrestua të martën në Prishtinë, në kontekst të një hetimi penal për shmangie tatimi.

Lidhur me këtë rast janë kryer kontrolle në tri vende në Prishtinë, përfshirë një zyrë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›