E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në pensione, rinisin protestat në Athinë

Akropoli, destinacioni kryesor turistik grek, është mbyllur mëngjesin e sotëm deri në mesditë, pasi punonjësit e tij protestojnë për mos-marrjen disa mujore të pagave. Në protestë sot janë hedhur dhe punonjësit e administratave lokale ndërsa pasdite do të ndërpresin punën gjykatësit dhe prokurorët. Ndërkaq nesër në protestë do të hidhen edhe agjentët e policisë, zjarrfikësit dhe roja bregdetare, ndërsa më 15 korrik, është thirrur nje grevë e përgjithshme kombëtare nga sindikata e sektorit publik "Adedy", ku të vetmit që do të funksionojnë rregullisht janë linjat detare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›