Thaçi: Kosova e interesuar për fqinjësi të mirë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pala kosovare është e interesuar për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit si dhe për shtrirjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e Kosovës, në bazë të Kushtetutës dhe të parimeve të Planit të Ahtisaarit. "Ne jemi të përcaktuar për angazhime paqësore. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran një herë e përgjithmonë. Integriteti territorial është i paprekshëm dhe i pacënueshëm", citohet të ketë thënë kreu i qeverisë kosovare i cili shtoi se "presidenti Tadiç siç u përul, në Srebrenicë, do duhej të përkulej edhe në Kosovë, për t'i kërkuar falje popullit të Kosovës për gjenocidin e shtetit të Serbisë".