E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove bllokada ne veri

Gjatë së premtes janë regjistruar bllokada në rrugët në pjesën veriore të Kosovës, në shenjë të kundërshtimit të kalimit të automjeteve të misionit EULEX.

Sipas Radios Europa e Lirë, që i referohet njoftimeve policore, në dy zona të vecanta, banorët lokalë e kanë bllokuar rrugën në Zupç të Zubin Potokut dhe në një fshat të komunës së Zveçanit.

Në Zupç, banorët e kanë detyruar personelin e EULEX-it të kthehet prapa në drejtim të Mitrovicës.

Policia thotë se bllokadën e kalimit të karvaneve të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, e kanë bërë grupe prej përkatësisht 30 dhe 70 vetësh. Bllokadat zgjatën mbi 60 minuta, por nuk janë raportuar incidente të rënda.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›