E Diel, 1 Nëntor 2026

Rona Nishliu regjistron këngën 'Suus' në Hollywood

Fituesja e festivalit të 50 të këngës në Radiotelevizion do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Këngës në Eurovizion që zhvillohet nga 22 deri më 26 maj në Baku të Azerbajxhanit. Rona Nishliu ishte kohët e fundit në Los Angeles të Kalifornisë për një regjistrim profesional të këngës së saj.

Në bulevardin Sunset të Hollywoodit, janë disa nga studiot më të njohura të regjistrimit që ka bota. Rona erdhi në njërën nga më të mirat e tyre, të quajtur Ocean Way.

Kënga e Ronës me titullin pak të çuditshëm “Suus”, u regjistrua nën drejtimin e një ekipi muzikantësh dhe teknikësh. Rona ka një vokal të pazakontë, që bën përshtypje, raporton Zëri i Amerikës.

Organizatori i gjithë regjistrimit është Aldo Shllaku, kompozitor filmi në Hollywood. Aldo është ai që bën të mundur realizimin e kësaj ëndrre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›