Oscar: 39.3 milionë shikues

Spektakli, që u dominua nga suksesi i filmit “The Artist”, ia kaloi ceremonive të vitit 2008 (32 milionë) dhe të vitit 2009 (36.3 milionë). Por, rekordin e shikueshmërisë e mban ceremonia e vitit 2010, kur si filmi më i mirë u shpall “Hurtlocker”, me 41.3 milionë shikues.
Njëri nga faktorët që ndikon shumë në shikueshmëri është edhe moderatori. Sivjet ceremonia e Oscar u drejtua nga komiku Billy Crystal, i cili mori kritika të mira, por edhe të këqija. Kështu, gazeta ‘The Washington Post’ shkruan se Crystal “dukej si të organizonte një mbrëmje spektakli në një anije private, sa për të kënaqur shoqërinë e afro 50 vetave të mbledhur”.
Ndërkaq, ‘New York Daily News’ shkruan se Crystal “iu përmbajt formulës së vjetër, të kultivuar dhe në të kaluarën: një montazh i shkurtër, një këngë me vallëzim, pastaj një batutë ngacmuese - pa ‘përgjakur’ askënd”.