Kosovë, dështon aksioni i KFOR-it për heqjen e barrikadës
Mbrëmë në orët e vona të natës trupat e KFOR-it ndërmorën një aksion për heqjen e barrikadës në veri të Kosovës dhe pikërisht në vendin e quajtur Kërshi i Dudës, të cilën serbët sapo e kishin ngritur.
Sipas mediave kosovare, në aksion morën pjesë 20 ushtarë të KFOR-it të cilët fillimisht kanë çarë barrikadën e pastaj me makineri të rënda kanë nisur shembjen e betonit. Menjëherë pas këtij aksioni serbët kanë dhënë alarmin duke u mbledhur afër barrikadës ndërsa ushtarët hungarezë të KFOR-it kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për t`i shpërndarë.
Por edhe pas kësaj tentative për të larguar barrikadën, trupat e KFOR-it kanë dështuar ta heqin atë ndërsa pas tërheqjes së trupave nga kjo zonë serbët e kanë përforcuar edhe më shumë këtë barrikadë.