Pranga 25-vjeçarit, kapet me 5 kg drogë
Një operacion i policisë së Gjirokastrës ka çuar në pranga një 25-vjeçar, të cilit i janë sekuestruar 5 kg marijuanë. Sipas policisë, Redian Luri, 25 vjeç, nga Tirana, e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe po e transportonte në mjetin e tij drejt kryeqytetit, me destinacion përfundimtar Italinë.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi drogën e gjetur poshtë sedijes së pasme, e cila ishte mbështjellë në 5 pako dhe automjetin Renault me targa italiane CZ 339 BR.
Nga hetimet e mëtejshme doli se 25-vjeçari Luri e blinte marijuanën në sasi të vogla për të mos rënë në sy dhe pastaj e grumbullonte në Tiranë, nga ku synonte ta trafikonte për në Itali. / E. Bani