Mitrovicë, shpërthim në zonën e shqiptarëve
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 01:30 në zonën e quajtur Tre Rokaqiejtë e cila banohet nga shqiptarët, por nuk raportohet për të plagosur. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar disa makina.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave dje nuk ka qenë një natë e qetë në veriun e Kosovës. Gjendja është acaruar pas ndërhyrjes që ka bërë KFOR- i për largimin e barrikadave që ishin vënë në rrugë nga banorët serbë të veriut.