E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përrenjas, plagoset me thikë 29-vjeçari

Një 29-vjeçar në qytetin e Përrenjasit është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e qytetit. 29-vjeçari Albert Pepa është qëlluar me thikë nga 41-vjeçari Gëzim Prrenja.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 29-vjeçarit dhe autorit ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›