E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, 4000 shqiptarëkalojnë kufirinpushime në atdhe

GJIROKASTER- Të paktën 4 mijë udhëtarë, kryesisht shqiptarë që jetojnë jashtë, kanë hyrë në nga mbrëmja e djeshme deri mëngjesin e sotëm përmes pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Burime zyrtare nga kjo pikë kufitare se në të njëjtin interval kohor kanë hyrë 800 automjete dhe 30 autobusë.

Policia kufitare e Kakavijës ka marrë të gjitha masat për përballimin e numrit të udhëtarëve që hyjnë çdo ditë në Shqipëri, kryesisht shqiptarë që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet pranë të afërmeve të tyre.

Pala shqiptare punon me 8 sportele në hyrje dhe 5 në dalje, megjithëse numri i shqiptarëve që hyjnë çdo ditë në Shqipëri konsiderohet normal nga policia kufitare. Ndërkohë, mësohet se dhe pala greke është duke punuar me 6 sportele.
(s.g/atsh/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›