KEK premton energji pa ndërprerje në Kosovë
Prishtinë -Korporata Energjetike e Kosovës njofton se janë ndërmarrë të gjitha masat që të ketë në dispozicion energji të mjaftueshme për furnizim të të gjithë konsumatorëve me energji elektrike sot më 31 dhjetor dhe ditëve të festës në vijim. Në një komunikatë thuhet se KEK është në gjendje të sigurojë aq energji sa është e nevojshme për të gjithë konsumatorët.
Megjithatë, KEK është i kufizuar në sasinë e energjisë që mund ta shpërndajë tek konsumatorët nga ana e kompanisë që bënë transmetimin e energjisë elektrike. Kufizimet në furnizimin me energji elektrike në tërë vendin mund të aplikohen me kërkesën e KOSTT në rast se kjo kompani nuk mund të bëjë transmetimin e energjisë elektrike si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e transmisionit.
Në komunikatë theksohet se evitimi i mbingarkesave mund të bëhet me kursim maksimal të energjisë elektrike nga të gjithë konsumatorët. qik