E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra persona protestojnë në Uashington kundra Izraelit

Uashington -Mijëra persona kanë manifestuar para Departamentit të Shtetit në Uashington për të kërkuar ndalimin e sulmeve ajrore izraelite në Gaza. Protesta u shoqërua me masa të forta sigurie, konstatoi një gazetar i AFP-së. Shumë manifestues mbanin flamuj me ngjyrat e Palestinës dhe hidhinin parrulla si "ndaloni masakrën, ndalonin luftën, ndaloni gjenocidin e palestinezëve".

Disa mbanin parrulla ku shkruhej: "Ndaloni ndihmën amerikane ndaj Izraelit dhe "Çlironi, çlironi Palestinën". Liderët e manifestimit u bënë thirrje më pas pjesëmarrësve të marshonin drejt Shtëpisë së Bardhë, rreth 20 minuta në këmbë larg nga Departamenti i Shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›