Kryeministrja e Ukrainës Timoshenko vizitë në Moskë
Kiev -Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko niset sot për një vizitë në Moskë, ku do të zhvillojë bisedime të minutës së fundit për zgjidhjen e konfliktit të gazit, bëri të ditur agjencia e lajmeve Interfaks duke cituar ambasadën ukrainase. Ambasada konfirmon se kryeministrja Julia Timoshenko do të vijë sot në Moskë", njoftoi agjencia duke cituar një zyrtar të ambasadës. Rusia ka thënë se do të ndërpresë furnizimin me gaz për Ukrainën më 1 janar nëse nuk zgjidhet konflikti në lidhje me çmimin e gazit.