Kosovë, gradacela më e lartë në Ballkan
Kosova pritet të shndërrohet në qendër të vëmendjes, tashmë jo për ngjarje politike, por për zhvillimin infrastrukturor. Kështu, gradacela më e madhe në Ballkan do të nisë të ndërtohet në Prishtinë dhe do të kushtojë 400 milionë euro. Në projekt, përfshihet ndërtimi i objekteve të larta mbi 40 kate, brenda të cilave do të ndërtohen qendra tregtare, banesa luksoze, lokale afariste, zyra administrative etj. Objekti do të jetë 165 metra i lartë. Punimet parashikohen të zgjasin 6 vjet për një hapësirë prej 300 mijë metrash katrorë.