Gjukanoviç: Nuk e pranuam Kosovën për shkak të presioneve
VJENË - Kryeministri i Malit të Zi ka reaguar sot për njohjen e Kosovës pak ditë më parë. Në një deklaratë Milo Gjukanoviç deklaroi se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka ardhur për shkak të presioneve. Por sipas tij ky vendim ka ardhur për shkak të nevojës së forcimit të besimit të partneritetit me vendet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. “Karakteristikë e politikës shtetërore të Malit të Zi është që të ndiqet realiteti dhe jo iluzionet”, tha Gjukanoviç. Deklarata e kryeministrit malazez ka ardhur gjatë një konference për shtyp në Vjenë në një takim ku po diskutohet mundësia e investimeve në Mal të Zi.
Ai nënvizoi se vendi i tij dëshiron që të aplikojë për anëtarësim në BE dhe NATO dhe sipas tij, logjika tregon se është i nevojshëm forcimi i marrëdhënieve dhe besimit të ndërsjellët. Për sa u përket marrëdhënieve me Serbinë, kryeministri Gjukanoviç deklaroi se do të punojë si më parë dhe me qëllimin e mirë që marrëdhëniet të ndërtohen mbi baza të forta ashtu si me të gjithë fqinjët dhe miqtë e saj.
(a.s/Balkanweb/INA)