E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreja e Jugut njeh zyrtarisht pavarsinë e Kosovës

 

Koreja e Jugut ka njohur në mënyrë zyrtare pavarsinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj." Ne shpresojmë se pavarësia e Kosovës do të çojë në zhvillimin demokratik dhe rehabilitimin e saj ekonomik dhe do t'i kontribuojë paqes dhe sigurisë rajonale" ,deklaroi sot zëdhënsi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut. Një ditë më parë Belgjika i dorëzoi autoriteteve kosovare dokumentin zyrtar me të cilin njeh pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që pritet që të njejtin veprim të bëjë gjatë ditës së sotme edhe Norvegjia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›