Rama: Duhen reforma të menjëhershme në sigurinë kombëtare
Ambasadorët e NATO-s janë sot në një konferencë të përbashkët për të diskutuar rreth hyrjes së shqipërisë në NATO. Ky takim është kërkuar nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se duhen reforma të forta në sistemin e sigurisë kombëtare dhe ndryshime ligjesh të rëndësishme, ndërkohë që ka dhënë mbështetjen e palëkundur të Partisë Socialiste për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ndërkohë Ambasador i shteteve të Bashkuara për NATO-n, John Whithers, tha se duhet veprim për të nxjerrë para ligjit përgjegjësit e ngjarjes së Gërdecit. "Zgjedhësit tuaj kërkojnë veprim dhe i kthejnë sytë nga ju për të parë këtë veprim" - tha ai.
Fjala e hapjes e John Whithers
Jam kërkuar nga Rama për të mbledhur ambasadorët e NATO-s. Rama do të mbajë një fjalë të rëndësishme në lidhje me NATO-n. Të gjithë e presim me interes fjalën e tij. Fakti që na ndajnë vetëm pak ditë nga vendime të rëndësishme që do të merren në Bukuresht per hyrjen e Shqiperise ne NATO, e bën edhe më të rëndësishëm këtë takim.
Fjala e plotë e Kryetarit të PS-së, Edi Rama
Shumë të nderuar shkëlqesi ambasador. Ishte një kohë kur duhet të linim auditorët e shkollave e universiteteve, të hidhnin mbi supe një pushkë druri dhe të niseshim si kolonë për tu mbrojtur nga një sulm i NATO-s. Ky sulm ishte ai që e mbajti Shqipërinë të kyçur në bunkerin komunist deri në fundin e vitit 90 quhej zbor. Sot ajo kohë ka ikur
Partnerë e miq tanë na jeni ndodhur pranë. Sot në vigjiljen e një dite historike për Shqipërinë kur vendi jonë do të marrë ftesën për të qenë pjesë e kësaj familje natyrale, është çasti për tu kujtuar se jeta jonë s’ka qenë gjithmonë kështu. Bota për ne s’ka qenë gjithmonë kjo. Për të arritur këtu është dashur të kalojmë shkretëtirën e të kalojmë mjaft peripeci në kohën komuniste.
Totalirizmi ishte si një bombë që e ktheu përmbys botën në sytë tanë dhe rruga e bërë deri këtu i ngjan një përpjekje të mundimshme. Një tranzicion i stërzgjatur për shkak të një kohe të gjatë shkëputje nga bota e lirive e për shkak të një procesi politik të dominuar nga interesat vetjake.
E vërteta e këtyre 17 viteve liri është se ne kemi humbur një kohë shumë të çmuar. Vetë ecuria në vite dëshmon koston që populli shqiptar ka paguar për politikën e vjetër.
Ka kaluar një kohë shumë e gjatë që politika nuk ka ditur ta shkurtojë,pasi nuk është mbështetur në vendet e zhvilluara, dhe në interesin e përbashkët.
Sot në vigjiljen e madhe më lejoni të jem krenar për kontributin e Partisë Socialiste, e cila udhëhoqi e mundësoi ndërtimin e një procesi politik, që nuk ndikohen nga interesat partiake të ditës.
Kur jetojmë në një vend të vogël ku nuk mungojnë obligimet globale, jemi të sigurt se nuk mund ta mbajmë të vetëm rrugën tonë.
S’ka dyshim se ne s’mund ti shohim njëlloj dhe nuk mund të pajtohemi me politikën opozitare për rrugën ku duhet të ecë vendi për të arritur aty ku duan të gjithë, për të rritur shkallën e lirive e të drejtave të njerëzore.
Ne kemi qenë, jemi e do të jemi me kundërshti të papajtueshme me ta, me vizionet dhe projektet e tyre politike.
Kjo rrugë kalon nga zgjedhjet absolutisht të ndershme dhe nga reforma e domosdoshme.
Nga ndërtimi i një rendi të barazisë para ligjit. Kjo rrugë kalon nga plotësimi i të gjitha detyrave të shtëpisë të madhe ku po hyjmë hap pas hapi.
Këtë rrugë ne socialistë jemi të vendosur ta përshkruajmë pa u luhatur për asnjë arsye. Pasi ky është detyrimi ynë përballë shqiptarëve, dhe përballë jush që shpresoj se në samitin e Bukureshtit do të na ftoni të bëhemi pjesë e familjes së madhe.
Këto vlera në shekullin e 21-të kërcënohen nga një totalirizëm i ri, nga terroristët të cilët kërkojnë ta kthejnë përmbys çdo përpjekje tonën.
Ne e dimë fare mirë se sa esenciale është vijimësia e reformave të bashkëpunimit të forcave politike pas marrjes së ftesës që kërkojmë nga ju në Bukuresht.
NATO nuk është fundi por fillimi i një kapitulli të ri përpara se Shqipëria të futet në tryezën e madhe euro-atlantike.
Është gjithashtu e qartë se do të gjykohemi jo mbi ato që themi e do të themi por mbi ato që bëjmë e do të bëjmë. Përsa na takon neve qoftë në opozitë qoftë në qeverisje do të bëjmë çdo gjë që themi.
Ne kemi vizionin e plotë për NATO-n. Sot jemi të vetëdijshëm, si asnjëherë se ftesa për anëtarësimin në NATO është një sukses i Shqipërisë por është njëkohësisht dhe përgjegjësia e jashtëzakonshme e politikës për të rritur cilësinë e jetës në Shqipëri.
Ne jemi gati ta mbajmë këtë përgjegjësi historike.
Të dashur miq kjo fjalë nuk do të ishte e plotë dhe as e sinqertë nëse nuk do të prekja këtu tragjedinë e 15 marsit, e cila na dëshmoi se sa shumë nevojë kemi për reforma të thella, modernizimin e institucioneve.
Nuk mund të ezauroj sot të gjitha aspektet dramatike të kësaj tragjedie.
Kjo fatkeqësi jo natyrore nxorri në pah dobësi shumë serioze lidhur me jetën e njerëzve.
Dëshirojmë të ndajme me ju, miqtë tanë shqetësime e ide konkrete për reformimin e sistemit të sigurisë kombëtare. Duhet një reformë komplekse, në kohë paqe e lufte, hartimi i një ligji të ri për komandimin e drejtimin, strukturë e re, saktësim i rolit dhe përgjegjësive që lidhen direkt me sigurinë e jetës dhe vendit. Duhet mbushur sa më shpejt aspekti ligjor. Dua të jem transparent e të them se ne nuk do të përkrahim asnjë përpjekje që këtë siguri kombëtare ta ngrejmë si alibi që mbron fajtorët. Ne do të kërkojmë deri në fund një gjykim të drejtë e të pavarur.
Unë jam shpresëplotë se ne do të arrijmë të bëjmë me ndihmën tuaj reformat e domosdoshme në mënyrë që shumë shpejt të jemi të gatshëm të mbrojmë qytetarët shqiptarë por edhe sigurinë kolektive të popujve tanë.
Ne kemi barrën të fitojmë sfida edhe më kërcënuese se sa më parë.
Ne shprehim vullnetin e palëkundshëmtë Partisë Socialiste për anëtarësimin në NATO. Duke ju shprehur mirënjohjen time për gjithçka bëni për Shqipërinë ju uroj suksese të mëtejshme në misionin tuaj kaq fisnik.
Fjale e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, John Withers
Unë do tju falënderoja Z.Rama për mendimet që ju dhatë. Gjithashtu ju falënderoj për këtë mbledhje sot në Shqipëri.
Është e rëndësishme që të kemi të gjithë një kuptim sa më të thellë të aspiratave të Shqipërisë për në NATO. Fjala juaj dhe mendimet e thella na ndihmojnë të gjithëve ne, në arritjen e këtij kuptimi kaq të thellë.
Jemi mbledhur këtu sot në një kohë trishtimi për ju dhe popullin shqiptar. Tragjedia e Gërdecit, ka prekur gjithë qytetarët e vendit, dhe mund të them se ka prekur edhe ne, miqtë tuaj. Ne të gjithë ndajmë me ju të njëtij preokupim për ti gjetur fundin këtij incidenti.
Si rezultat i këtij incidenti jemi mbledhur në një kohë debati politik. Rama ju referua një fakti të tillë edhe në fjalën e tij. Ne e kuptojmë se këto debate vendosin një presion mbi ato parti që janë në pozitë në këto momente.
Zgjedhësit tuaj kërkojnë veprim dhe i kthejnë sytë nga ju për të parë këtë veprim.
Aftësia për ti mbajtur këto presione në zgjerimin e NATO-s i bën nder juve dhe udhheqësisë politike në Shqipëri. Unë e konsideroj si një kurajo politike, që ju keni ruajtur të gjallë këtë perspektivë në këto momente te komplikuara. Ky është veprim si një burrë shteti, kur vendosja e interesave të Shqipërisë vendoset mbi të gjitha intersat partiake. Është një nder dhe unë ju përshëndes për këtë gjë.
Mund të jeni informuar që vetëm dje presidenti Bush shprehu interesin e tij për t’ju dhënë ftesën për në Euro-atlantik. Ne shpresojmë se do të arrihet të konkludohet me sukses në ditët në vijim.
Me arritjen në këtë vendim, qeveria ime ka qenë e vetishme për rolin e opozitës në këtë sfidë. Me ardhjen e kësaj ftese, që shpresoj se do të ndodhë, qeveria ime nuk do ta shohë atë ftesë si rezultat i një grupi të caktuar, por si një arritje të udhëheqjes politike si një e tërë, dhe si një arritje e popullit shqiptar.
Ju falënderoj të gjithëve për vëmendjen. Orjeta Zhupa