E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, konfirmohet rasti i parë me A/ H1N1

Është konfirmuar rasti i parë me virusin A/H1N1 në Kosovë. I infektuari është një nëntëvjeçar nga Londra, i cili ka ardhur për pushime në Kosovë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se i infektuari nuk është shtruar në klinikë, pasi tashmë mendohet se ka kaluar fazat klinike të sëmundjes.
Rasti tjetër i dyshuar ka rezultuar negativ. Ndërkohë që dy mostra tjera nuk janë analizuar fare pasi të dyshuarit nuk kanë pasur shenja klinike të sëmundjes dhe nuk ka pasur nevojë të bëhen analiza të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›