Spanja numëron 4.7 milion të papunë

Greva e sindikatave mbajtur me 29 mars
Numri i të papunëve në Spanjë ka arritur një nivel rekord në muajin mars. Bëhet fjalë për 4.75 milion persona të cilët janë regjistruar në zyrat e punës.
Sipas të dhënave nga Eurostat, niveli i papunësisë në shkurt ishte 23.6%.
Spanja ka bërë të ditur se borxhi publik do të rritet me më shumë se 10% këtë vit, që do të thotë se ajo mund të arrijë në nivelin 79.8% të GDP-së.
Borxhi publik do të rritet në fund të vitit 2011 nga 68.5% e GDP në 79.8%,, nivel që është ende postë mesatares së eurozonës, që arri në 90.4%, është shprehur ministri i Financës. /F.S/