PS: Arben Imami, puç institucional ndaj presidentit Topi
Deputeti socialist, Piro Lutaj, ka kërkuar nga ana e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, të anulojë urdhrin për emërimin e Komandantit të ri të Flotës, pasi ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas tij, Imami ka kryer një puç institucional ndaj presidentit Topi.
Kërkoj prononcim urgjent të Presidentit të Republikës për këtë krim kushtetues. Do të kërkoj gjithashtu prononcimin e Kryeministrit të vendit për këtë puç institucional. Kërkoj nga ministri i Mbrojtjes ta anulojë menjëherë urdhrin e nxjerrë, dhe i bëj thirrje kapitenit të rangut të parë, Ferdinand Kreshpani, të mos e ushtrojë detyrën e komandantit të flotës detare të Republikës së Shqipërisë mbasi, me firmosjen e urdhrit të parë, ai do të bëhet objekt i procedimit penal, tha Lutaj.